Xhaferi: Brdariç pranë Vllaznisë, sot konkludimi

Alban Xhaferi shfaqet në publik me dëshirën për të mbajtur edhe një vit trajnerin e Vllaznisë me të cilin fitoi Kupën e Shqipërisë. Megjithatë, donatori Xhaferi është optimist dhe për emisionin Sport Show, thekson se i ka dhënë garanci Bërdariç edhe sa i përket infrastrukturës.

Gjithësesi, pasi ka firmosur me Plorin, në Shkodër shprehen se Xhaferi nuk do ta ketë shumë problem dhe nëse Brdariç nuk pranon ofertën. Flitet se Brdariç do udhëtojë sot drejt Gjermanisë duke lënë në pritje Vllazninë…

Xhaferi:

“Kishim një takim të shëndetshëm me trajnerin Tomas Bërdariç. Trajneri është shprehur se ka dëshirë të rinovojë kontratën, gjithashtu dëshira ishte edhe e jona. Ishin diskutime teknike.

Mendoj që nesër (sot) paradite do të kemi edhe nënshkrimin e kontratës me Bërdariç. Mund të themi që kemi gjetur të mesmen e artë. Bashkë me kryetaren e bashkisë kemi bërë gjithçka për të plotësuar kushtet e kontratës së trajnerit.

Bërdariç e vlerësoj shumë për punën dhe gatishmërinë e treguar për arritjen e kësaj marrëveshje. Kemi vendosur përpara dëshirën për të vazhduar projektin dhe pastaj kushtet e kontratës.

Kërkesat? Pika kryesore është pjesa e infrastrukturës, pra ku do të stërvitet ekipi. I kam dhënë siguri që do të kemi një fushë, të cilën do ta ndërtojmë në bashkëpunim me FSHF”, u shpreh Xhaferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!