Torasa: Jam i zhgënjyer nga…largimi

Largohet pas dy edicionëve si bardheblu, argjentinasi shpërndan “mirënjohje”

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Agostin Torasa largohet nga Tirana dhe zgjedh të ndajë lajmin por dhe konsideratën e lënë pas me përmes Instagramit. Ai ka zgjedhur të përshëndetet me të gjithë dhe të tregojë gjithë dashurinë për klubin pa lënë menjanë keqardhjen nga ky largim i papritur dhe jashtë dëshire.

Postimi i Torasës:

Mbërriti momenti më pak i pritur, momenti për të thënë lamtumirë. Është krenari për mua të jem pjesë e historisë së këtij klubi. Ndoshta do të kisha dashur të largohesha në një mënyrë tjetër, por ndonjëherë gjërat nuk ndodhin në mënyrën që dëshiron ose imagjinon.

Largohem me qetësinë që i kam dhënë të gjithëve. Faleminderit fansave për dashurinë dhe respektin si gjithmonë dhe secilit person, që ishte pranë meje gjatë këtyre dy viteve.

Falënderoj gjithashtu presidentin, që më lejoi të jem pjesë e këtij klubi dy vjet më parë. Do të më mungoni dhe do të kujtoj gjithmonë secilin prej jush dhe momentet e jetuara. Shpresoj të shihemi përsëri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!