Bullgaria U21, zbavitet me U21 të Shqipërisë

Miqësore, U21 Bullagri- U21 Shqipëri 4-0 (Shopov 2′, Petrov 5′, Gruev 12′ Nikolov 68’pen)

Shqipëria kuqezi e trajnerit Alban Bushi në testin miqësor me homologët bullgarë U21 ka pësuar tri gola në fraksionin e parë.

Golat janë shënuar në 12 minuta dhe duket se ai fillim katastrofik e ka fashitur skuadrën e cila deri në fund të pjesës së parë mund të pësonte edhe gola të tjerë. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe golin e 4-ët me penallti duke mbyllur llogaritë e këtij testi.

Shqipëria erdhi në këtë miqësore pas fitores 0-3 ndaj Andorrës për kualifikueset europane 2023 teksa luajti në transfertë.

Bullgaria U21: Vutsov, Popov, Dimitrov, Petrov, Diçev, Gruev, Mirçev, Minçev, Shopov, M. Mitkov, D. Mitkov.
Tr: A. Dimitrov

Shqipëria U21: Laroshi, Smajlaj, Kalaj, Dragoshi, Ismajlgeci, Marku, Bushaj, Vangjeli, Mehmeti, Cara, Gjata.
Tr: A. Bushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!