Tare, nisin problemet me drejtësinë

Sipas mediave ndërkombëtare drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është përfshirë dhe pritet të hetohet nga prokurorët për lidhjet e tij me mafian sportive. Fanatik, turkja e njohur, raporton se ka zbuluar shkelje të dukshme në transferin e Vedat Muriqit për llogari të Lacios.

I transferuar nga Fenerbahçe sezonin e kaluar për afro 17.5 milon euro, duket se pista kërkimore për parregullësi do të përfshijë 3 ndërmjetës të ndryshëm ndërsa besohet se këta persona kanë lidhje me drejtorin Igli Tare dhe presidentin e klubit të Lacios, Kaudio Lotito.

Por për të hedhur më shumë dritë mbi këtë situatë aspak normale për shqiptarin sot në orën 21:20 në Rai 3 sipas burimëve atje do shfaqen fakte që implikojnë Taren. Me gjasë, një hetim i Prokurorisë së Barit do shohë më tej lidhur me afera të tjera me bastet sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!