Perez fiton mes kaosit në Baku

Në Azerbajxhan, Formula 1, njohu sot fituesin e Çmimit të Madh të pistës së Bakusë. Ai është meksikani Serxhio Perez me Red Bull i cili falë largimit të shokut të skuadrës Maks Verstapen gjën fitorën e dytë në karrierë.

Gara ka nisur mirë për dy makinat e Red Bull me holandezin që kalon Luis Hamilton dhe merr kryesimin. Kur në lojë ishin dhe 2 xhiro teksa Verstapen dukej se po shkonte drejt triumfit, vjen përplajsja e beftë e tij me murin mbrojtës dhe në fund përfundimi i garës për pilotin me numër 33 mes lotësh. Me shumë gjasa Maks u tradhëtua nga “Pirelli” me atë gomë të pasme të çarë.

Me kaosin e krijuar komisionerët vendosen ti shkohej deri në fund xhirove (51 në total). Perez i pari, Hamilton i dyti dhe Sebastian Fetel i treti me start nisje për dy xhirot e mbetura. Kampioni britanik tentoi t’i rrëmbete vendin e parë meksikanit por një gabim trashanik në kthesën e parë e Hamilton e detyroi të dilte nga pista.

Finishi i gjithi festiv. Perez gëzon Red Bull por dhe Maks Verstapen në mënyrë indirekte. Kryesusei i Botërorit Verstapen (105 pikë) dhe Hamilton në ndjekje (101) ruajtën pozicionet e kreut.

Ndërkohë ka festë dhe te Aston Martin me Sebastian Fetel që merr vendin e dytë. Vendi i tretë i takoi francezit Pierr Gasli me Alfa Tauri.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!