Olivera thyen Kuartararon, 20 mijë për GP e Barcelonës

Portugezi me motorrin e KTM numër 88 Miguel Oliveira fiton dhe bind në GP të Katalonjës ndërsa në raundin e shtatë të sezonal të MotoGP arrin të zhvillojë një garë spektakolare.

Piloti portugez në Barcelonë aty ku në 13:00 u garua për Çmimin e Madh numër 7, arriti të mbajë prapa dy Ducati, atë të ekipit Zarko’s Pramac dhe atë të Xhek Miler.

Sakaq edhe pse u rendit i treti në pistë, Fabio Kuartararo u penalizua me 3 sekonda duke përfunduar i katërti.

Gara ka nisur me francezin që niset keq dhe që në fillim Olivera pas atij starti fenomenal ia del të marrë kryesimin. Më pas është Kuartararo që dimensionon Yamaha-n e tij dhe rimerr kreun.

Por zgjedhja e gomës së parë të gabuar nga skuderia dhe një rast i paprecedentë i pilotit që humb pjesë nga veshja mbrojtëse (iu hap zinxhiri dhe mburoja e gjoksit fluturoi në pistë), penalizuan jo pak. Një manovër sipas komisarëve e gabuar e ka zbritur nga podiumi.

Ndërkaq dy kampionët e mëdhenj Mark markez dhe valentino Rosi rrëzohen dhe nuk mbyllin garën. Për spanjollin e treta radhazi me markez që duket i ‘trembur’ pas rekuperimit nga dëmtimi i vitit të shkuar.

Klasikimi i përgjithëshëm për pilotë i takon ende Kuartararos me 118 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!