Në Ljubjanë/ Gjermani U21 kampione Europe

Finale Euro U21 në Lubjanë, Slloveni: Gjermani U21-Portugali U21 1-0

Gjermania është kampione e Europës për moshat deri në 21 vjeç. Titulli i tretë për përzgjedhjen e të rinjve gjermanë, i cili mundi moshatarët e Portugalisë me rezultatin 1-0 në finale të luajtur sot në Slloveni.

Ishte Lukas Nmeça i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje (49′) por i mjaftueshëm për të dekretuar Gjermaninë U21, kampion të Europës për U21.

Ndërkaq në gjirin e kampionëve të rinj të Europës edhe një futbollist me origjinë shqiptare. Futbollisti kosovar Mërgim Berisha ishte titullar në ndeshje duke zhvilluar 68 minuta për pancerat e vegjël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!