Te Fiore këmbëngulin, Hysaj ideal

Ditët e fundit është folur shumë për një kalim të mundshm të Elseid Hysaj te Fiorentina. Gjithashtu për shkak të nënshkrimit të Xhenaro Gatuzos me klubin e Roko Komisos. Ekziston një marrëdhënie e mirë midis trajnerit kalabrez dhe mbrojtësit shqiptar, ndërtuar gjatë sezonit të fundit.

Në vitin e kaluar, mbrojëtsi kuqezi luajti 24 ndeshje në kampionat. Edhe pse u desh të qëndronte larg nga Pandemia për disa javë.

Te Napoli, javët e fundit, Gatuzo nuk mund të bënte pa Hysajn duke e vendosur si titullar në të gjitha tetë ndeshjet e fundit. Jo në krahun e djathtë, por në të majtë: kjo e bën shqiptarin një profil fleksibël, të aftë për të mbuluar të dy pozicionet.

Në një transferim falas, sigurisht që mund të jetë një blerje e mirë për Fiorentina, në një departament që do të duhet të revolucionarizohet në mënyrë të pashmangshme. Analizojnë te klubi vjollcë lidhur me trasferimin e Elseid Hysajt te Fiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!