Kukësi, vëmendje te impianti në ndërtim

I ka dhënë një bonus të mirë shitja e Patrik Eze por te Kukësi ende qajnë sezonin e dështuar në objektivë sezonalë. Fakti që skuadra edhe pse pati dy goleadorë në majë, qëndroi në mesin e tabelës.

Për më tepër dhe disa marrëdhënje jo të mira klub- futbollistë i ka ndërgjegjësuar verilindorët se rruga e vetme për sezonin e ri është të nisë gjithëçka nga e para.

Në pritje të zyrtarizimit të drejtorit të ri, konfirmimit të ose jo të stafëve teknikë, zgjatja ose jo e kontratave me elementë të dobishëm, klubi po ndjek me vemendje punimet te stadiumi në rindërtim.

Në këtë prizëm, Klubi njofton në rrjete se impianti këto ditë do të përfshihet nga vendosja e ndenjësëve plastike.

Postimi:

“Stolat e stadiumit te ri do te vendosen pas pak ditesh, teksa jemi ne pritje qe te mberrijne ne Kukes. Stadiumi do te jete i gatshem per sezonin 2021-2022 ndersa me pare do te testohet ne nje ndeshje miqesore qe do te percaktohet javet ne vijim”,shkruan Kukësi në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!