Kastrioti falenderon Patrik Bardhin…

Anësori i sulmit krutan Patrik Bardhi nuk do të jetë pjesë e Kastriotit për sezonin e ardhshëm. Vetë lojtari nëprmjet një reagimi në rrjetet sociale, ka lajmëruar se e ka mbyllur aventurën krutane teksa ishte për tri vite si lojtarë i klubit.

Bardhi falenderon për mbështetjen duke nisur nga presidenti, trajneri dhe tifozët. Tashmë, sulmuesi është i hapur për një alternativë të re për të ngjitur edhe më shumë shkallët e karrierës.

Por edhe pas Bardhit klubi i Kastriotit në një postim të fundit, ka zyrtarizuar largimin e njërit prej futbollistëve kryesorë të tij.

Klubi njofton se ka mbyllur me marrëveshje bashkpunimin me sulmuesin Patrik Bardhi, të cilin e falenderon për kontributin e dhënë në këto tri vite për fanelën e Kastriotit, dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë “,shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!