Duan Bajramin te Lacio, Lotito piketon Dionisin

Pas ngecjes provizore të bisedimëve me Sarrin një tjetër trajner toskan po fiton gjithnjë e më shumë pozicione për të marrë drejtimin e Lacios. Alesio Dionisi, i cili sapo ka kurorëzuar triumfin sezonal në B duke ngjitur në Seria A, Empolin.

Trajneri toskan është plani B i presidentit Lotito. Ata janë takuar të hënën, ndërsa në fundjavë, midis të enjtes dhe të premtes, është caktuar një takim që mund të jetë vendimtar për palët.

Dionisi është nën kontratë me Empolin deri më 30 qershor 2022. Falë suksesit me skuadrën, drejtuesit i kanë ofruar rinovimin dhe nëse Lacio e do në krye të pankinës do duhet të paguajë dy milion euro si dëmshpërblim.

Në fakt Lacio është e interesuar ta kryejë lëvizjen pasi mund të vendosë të blejë kartonin e Nedim Bajramit. Mesfushori shqiptar me shtetësi zvicerane vlerësohet nga Empoli me rreth 12 milion euro.

Duket se Dionisi e ka kaluari Sarrin në përqindje për të marrë Lacion. Zhvillimet për pankinen ‘çeleste’ janë intensive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!