AS/ Fitoi plani rezervë, Realin e refuzuan Alegri dhe…

Në Spanjë padyshim vëmendja të madhe sportive e ditës lidhet për kthimin e Karlo Ançelotit në stolin e Real Madrid. Gazeta As, në versionin e saj online tregon situatën dhe kronologjinë e asaj që Ançeloti vetë e përcaktoi si një “thirrje të papritur”.

Një negociatë e rrufeshme, e cila zgjati disa orë, edhe pse Ançeloti sipas spanjolles pranë klubit të bardhë, nuk ishte plani A. Madje as plani B.

Pas divorcit me Zidan, i pari në listë si kandidat për stolin ishte i Masimiliano Alegrit. Ai refuzoi dhe më pas nënshkroi për Juventus. Blancos, menduan për Antonio Konten e larguar nga Interi kampion, para se të merreshin me emrin e Mauricio Poçetinos.

Sidoqoftë, qëndrimi i tij te PSG bëri që planet të kërcejnë përsëri, prandaj Reali dhe vetë Perez zyrtarizuan rrufeshëm italianin Ançeloti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!