Kastrioti qëndron në Superiore

Play Off në Kamëz: Kastrioti- Tomori 2-1

Kastrioti i Krujës triumfoi 2-1 në finalen e “play out”-it përballë ekipit të Tomorit të Beratit në një finale të luftuar sot në Kamëz.

Një takim i cili përgjithësisht foli për skuadrën e Ramazan Ndreut e cila pasi rrezikoi të pësonte një gol nga Canka në të 44-ën, ia del të shënojë një minutë më vonë me Xhulio Mehmetin nga një pozicion ballor (45′).

Në fillim të pjesës së dytë, krutanët e inspiruar nga një Moraes gjithnjë në rritje, shënojnë edhe golin e sigurisë në të 62-tën me Ermir Rezin.

Reagimi i Tomorit, erdhi shumë vonë teksa në fund Qato nga loja e ndaluar dërgon një top poshtë murit duke shënuar për rezultatin teknik final 2-1.

Kësisoji Kastrioti siguron biletën e fundit për sezonin e ardhëshëm në Kategorinë Superiore ndërsa beratasit do të riluajnë sikundër bëjnë që nga 2012-ta në Kategori të Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!