Kastrioti për të ruajtur ‘kalanë’, Tomori për tu…ngjitur


Play Off në Kamëz ora 16:00: Kastrioti- Tomori me një takim për një vend edicionin e ardhëshëm në elitë.

Një finale e denjë Play Off-i sot në Kamëz, përpara se nesër në ‘Air Albania Stadium’ të luhet vertetë finlja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.

Kastrioti i renditur i teti në Superiore dhe Tomori si sfidant i Kategorisë së Parë, do luajnë sot në një sfidë të vetme fatin e një bilete për Kategorinë Superiore 2021-22.

Takimi i parashikuar të nisë në 16:00, do jetë pa tifozë (sipas protokollit të vjetër të Komitetit të Ekspertëve) ofron të dyja skuadrat me kontigjentin më të mirë të mundshëm.

Formacionet e mundshme:

Kastrioti: Hidi; Husein, Shkalla,Çela, Rami; Moraes, Mehmeti, Rezi, Prodani;Bardhi, Devid De Silva: Tr: R.Ndreu

Tomori: Harremi; Endrit Marku,Nako, Ruço,Kasmollari; Çaço, Qato,Bajramaj, Gava; Pepa, Canka. Tr. B. Sinella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!