Xhaferi në ‘finish’, Vllaznia ka presidentin e ri

Sipas Top Channel sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi, i paraqitur në ankandin e hapur prej muajsh me firmat Albaphoto dhe Albasport, konsiderohet fitues me ofertën prej 65 milionësh lekësh të reja.

Aktualisht ankandi i hartuar në tre faza ka skualifikuar më parë për mungesë dokumentacioni dy ofertuesit e tjerë Joni 5 dhe Almiro Gurakuqi bashkë me Carpathia Shpk. Këta të fundit kanë dërguar një ankesë duke e konsideruar si gabim njerëzor mangësinë e dokumentacionit në dosje, por gjithçka duket të jetë rrëzuar përfundimisht ditën e premte.

Sakaq, Bashkia Shkodër, i ka kthyer përgjigje Gurakuqit ku në sqarimin e mungesës së një sërë dokumentacioni, mbyllet me përgjigjen:

“Ankesa e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Almiro Gurakuqi”, person fizik dhe “Carpatha” SH.P.K, nuk qëndron dhe në këto kushte nuk merret parasysh.”

Kjo i jep fund sagës disa mujore të pronësisë së Vllaznisë e cila i kalon sponsorit aktual, Alban Xhaferi me bashkimin e operatorëve ekonomik Albaphoto dhe Albasport.

megjithatë për të zyrtarizuar Xhaferin do duhet të pritet edhe zyrtarizimi në ditët në vijim. Akimimi brenda 7 ditësh në Komisionin e Prokurimit Publik nga grupi ankimues në këtë rast Almiro Gurakuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!