Sinella: Tomori ka oreks për Superioren

Tomori i Beratit nga një skuadër e dorëzuar në fazën e parë në Kategori të Parë, falë përkushtimit të futbollistëve, meraktos efikase mbështetjes që ju bë klubit, arriti të futet në duel për një vend që të dërgon në Superiore.

Nën drejtimin e kavajasit Bledar Sinella, beratasit jo vetëm që u renditën të dytët në Grupin B por fituan edhe përballjen me Burrelin duke siguruar një finale me Kastriotin në program nesër në 16:00 në Kamëz.

Për ‘Sporti im.al’, sot Sinella e ka vënë theksin te elemeti i tij dhe te besimi se skuadra do japë maksimumin ndaj krutanëve. Golashënuesi Canka por dhe të tjerë lojtarë me eksperiencë japin garanci.

Sinella:

Ekipi gëzon shëndet të plotë dhe jemi në optimale. Luajmë kundër një ekipi të Superiores që shpesh ka treguar se ka cilësi por nuk ndjehemi aspak inferiorë. Përkundrazi e dimë që duhet të japim më shumë se makasimumi ynë për të përballuar këtë finale.

Tomori ka futbollistë me eksperiencë por dhe të rinj të talentuar. Unë si trajner i skuadrës e kam të sigurtë që këta futbollistë do të japin gjithëçka nga vetja për të arritur atë që duam.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!