Finalja/ Shkumbini fitues në Kategori të Dytë

Finale e Kategorisë së Dytë në ‘Elbasan Arena’: Shkumbini- Maliqi 1-0

Shkumbini dhe Maliqi pasi siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë sot u ndeshën në Elbasan Arena’ për të diskutuar trofeun e kësaj lige. Përpos çmimit me Kupën përkatëse, FSHF ka akodruar për fituesin edhe 20 milion lekë të vjetër.

Ndërkaq kjo përballje e gjykuar nga ndërkombëtari Enea Jorgji, shfaqi anët sportive dhe nivelin e tyre që në fillim të takimit. Ekipi i trajnerit Lorenc Pashja ia doli të shënojë golin me Do Santos në të 10-tën pas një harkimi nga djathta dhe zhytjes me kokë të brazilinait.

Maliqarët e teknikut Malësia edhe pse u munduan të balancojnë shifrat nuk iu mjaftoi entuziazmi. Një skuadër me histori si Shkumbini në gjirin e të cilëve gjëndën ende futbollistë që kanë luajtur në Superiore si Ramazani e Mustafai, diti të administrojë dhe të fitojë trofeun.

Burime nga klubi bardhekaltër theksojnë se pas trofeut të fituar do të ketë një mbrëmje festive por dhe një ptremio tjetër speciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!