Çelsi ‘gjerman’ mposht Sitin, trofeu në Londër

Finale e Champions League në ‘Do Dragao’: Mançseter Siti-Çelsi 0-1 (Havertz 42′)

Një skuadër e madhe fiton titullin e kampionit të Europës në futboll. Për herë të dytë në histori. Është Çelsi i Tomas Tuhel i cili diti të kalojë në të gjitha drejtimet Sitin e Pep Guardiolës.

E nisi më mirë teksa me daljet dhe rastet e shumëta përpara dukej se blutë e Londrës do të shënonin shumë shpejt. Dy mundësi ideale të Verner ia lënë stafetën në fund të fraksionit të parë bashkëatdhetarit të tij Kai Havertz me golin fantastik të minutës së 42-të.

Edhe fraksioni i dytë ishte thuajse identik si i 45 minutave të para. Dalja para kohe për shkak dëmtimi i De Bryne, në dukje ia lehtësoi punën Kantesë, mesfushorit shkatërrues të Çelsit (më i miri në fushë) ndërsa me gjithë tentativat për të gjetur golin Siti rrezikoi të pësonte gola të tjerë.

Në fund fetsa e ligjëshme e londinezëve me Tuhel që shndërrohet në një protagonist absolut të pankinave elitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!