Simone Inzagi pasuesi i Kontes te Inter

Akordi: 4 milion euro në sezon plus bonuse, për një periudhë dy-vjeçare me një opsion në të tretin.

Simone Inzagi braktis Lacion dhe do të jetë trajneri i ri i Interit. Vendimi tani është marrë dhe nënshkrimi i trajnerit do të mbërrijë nga mbrëmja e sotme ose nesër në mëngjes, pas së cilës klubi ka njoftuar se do të dalë në një deklaratë zyrtare për shtyp.

Marrëveshje totale për gjithçka midis vetë Inzagit dhe Interit, me pagën që duhet të jetë 4 milion euro në sezon plus bonuse, për një periudhë dy-vjeçare me një opsion në të tretin.

Ky është përditësimi më i fundit që i bën TMW situatës në shtëpinë ziklatër e cila në mënyrë surprizë nuk arriti të zgjasë kontratën me Antonio Konten. Pak ditë më parë Inter me Konten në timon, theu hegjemoninë e Juves prej nëntë titujsh radhazi duke e zbritur nga froni e marrë titullin e 19-të të tij në histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!