Nuk mjafton, Pirlo drejt shkarkimit nga Juve

Një njoftim i bujshëm vjen nga Torino. Ai lidhet me të ardhmen e trajnerit Andrea Pirlos. 42 vjeçari në qëndër të kritikave ia doli të fitojë Kupën e Italisë por dhe një vend në Champions League edicionin e ardhëshëm me bardhezinjtë.

Por, gazetari Mateo Karoni në ‘Top Calcio 24’, ka deklaruar: “Ka zëra nga Torino për largimin e Andrea Pirlos. Ne jemi në pritje të konfirmimit, por duket se ai tashmë është informuar se nuk do të jetë më menaxheri i Juventusit sezonin e ardhshëm ”.

Kështu, Shoqëria e Juves, duket e gatshme të mos vazhdojë marrëdhëniet me Pirlon. Për tu parë, por ‘Zonja e Vjetër’ mund të vendosë shpejt për trajnerin e ri që me shumë mundësi vertitet te Zidan ose Alegri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!