Zyrtare/ Burreli- Tomori në ‘Elbasan Arena’

I dyti i Grupit A, Burreli dhe Tomori i Grupit B në Kategori të Parë, do të përballen në Elbasan. FSHF-ja ka përcaktuar se finalja e “play off”-it mes ekipeve që u renditën të dytat në Kategorinë e Parë do të luhet ditën e mërkurë më 26 maj në ‘Elbasan Arena’.

Sakaq fituesi i këtij dueli, do të ndeshet në fushën e vendit të 8-të të Superiores (Kastrioti ose Bylis) me mundësinë e një bilete të fundit për në Kategorinë Superiore.

Ndërkohë finalja e Kategorisë së Dytë, Shkumbini-Maliqi do zhvillohet në orën 16:00 në ‘Elbasan Arena’. Edhe pse mendohet të luhet në 28 maj, ajo ende nuk është zyrtarizuar nga Sektori i Garave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!