Levandovski ’41’, rrëzohet Verder i Rashicës

U luajt sot në 15:30 java e fundit e Bundesligës gjermane.

Me Bajernin kampion prej javësh, verdikti i thyrjes së rekordit të të famshmit Gerd Myler nga Robert Levandovski (41 gola në një sezon kundrejt 40 të ish sulmuesit të viteve 1970-80) por dhe lamtumira e David Alaba pas 11 edicionëve me fanelën e Bajerit A ‘sfumuan’, fitoren 5-2 ndaj Augsburg në derbin e vogël bavarez.

Në Champions League u kualifikuan Lajpcig (65), Borusia Dortmund (64) dhe Volfsburg (61).

Ndërkaq në javën e 34 bie Verderi i Rashicës. Futbollisti i lindur në Vushtrri shënoi një gol sot por humbja 2-4 ndaj Gladbah shoqëruar me atë gol të Këlnit në fund me Shalkën e rrëzoi skuadrën e shqiptarit për në Bundesligën 2.

Java e 34:

Bajern-Augsburg 5-2

Dortmund- Leverkusen 3-1

Hofenheim- Hertha 2-1

Eintraht- Frajburg 3-1

Union Berlin- Lajpcig 2-1

Këln- Shalke 1-0

Verder- Gladbah 2-4

Shtutgart- Bielefeld 0-2

Volfsburg- Mainz 2-3

Renditja përfundimtare:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!