Humbi finalen, Uku hap krahun

Dinamo u mund sot pas një gabimi të portierit Bakaj në të 93 ndaj Egnatias në finalen e Kategorisë së Parë por edhe pse Dinamo u ngjit në elitë, Olsi Uku mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i bluve.

Sikundër media ka lakuar prej javësh, drejtimi teknik i Dinamos pritet ti kalojë korçarit Bledi Shkëmbi.

Në fakt ende klubi nuk ka konfirmuar në zyrtare lajmin. Blutë arritën të klasifikoheshin të parët e Grupit A dhe bashkë më të edhe një biletë për edicionin e radhës në Kategorinë Superiore.

Natyrisht me zhvillimet e reja në kryesi të klubit, pavarësisht punës së mirë të trajnerit, vëndi duhet lëshuar. Uku e bëri paraprakisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!