Dinamo-Egnatia, finalja në Elbasan

Sot në ‘Elbasan Arena’ ora 17:00, finalja e Kategorisë së Parë

Në ‘Elbasan Arena’ për të vendosur se cili nga dy ekipet meriton trofeun e kampionit në Kategori të Parë. Dinamo-Egnatia pasi kanë fituar biletën e ngjitjes në Superiore edicionin e ardhëshëm (Grupi A dhe B) luajë në 17:00 në Elbasan, finalën e madhe të këtij niveli.

Një ndeshje prestigji, por edhe për para për dy ekipet që do të përballen mes tyre dhe që dëshirojnë ta mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Fituesi do të ketë si shpërblim edhe 30 milionë lekë të vjetra të akorduara nga FSHF-ja.

Një duel jo vetëm për prestigj e para por dhe për të inkurajuar indirekt disi dy kampet presidenciale për të kërkuar të tjera hapësira për skuadrat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!