‘Burim Hatipi’, trofeu mbetet në Prishtinë

Gazetarët sportivë të Kosovës-fitues të Turneut ‘Burim Hatipi’ 2021

Nga:Gani Kosumi

Organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës në QRS në Prishtinë është mbajtur Turneu “Burim Hatipi 2021”. Ky turne i kushtohet ish futbollistit të Prishtinës dhe gazetarit të mirënjohur të Kosovës.

Pjesëmarrës ishin 4 ekipe: KOK-u, Klani/Shqipëri/ , Prishtina/veteranet/ dhe Gazetarët Sportivë të Kosovës. Turneu filloi me intonimim e himnit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Të pranishmit i përshëndeti, Edmond Thaçi, kryetar i ShGSK,së. Prezent ishin Agim Ademi, kryetar i FFK-së si dhe Dëfrim Methasani, Mehmet Krasniqi, sponsor nga Nova Mat si dhe Gëzim Hadinaga dhe Skënder Rexha nga Ulqini si dhe personalitete të tjera të sportit.

Topin nga qendra e nisi Vërshim Hatipi i biri i Burim Hatipit.Rezultatet Gjysmë finale:Gazetarët sportivë të Kosovës-Prishtina 3-1.KOK-u-Klani 0-1.Për vend të tretë,Prishtina-KOK-u 7-2.Fitues i këtij turneu janë Gazetarët Sportivë të Kosovës, pasi në finale mundën Klanin 2-0.

Juria në përbërje, Dëfrim Methasani, Skënder Rexha dhe Gani Kosumi dha këto vlerësime. Lojtar më të dalluar shpallën, Dilaver Polisin/Gazetarët sportivë/. Shënuesi më më i mirë me 4 gola ishte Azem Ahmeti/Prishtina/ kurse portieri më i dalluar, Enku Burreli/Klani/.Takimet i drejtuan gjyqtarët, Nuhi Krasniqi dhe Avni Ibrahimi.

Shënim i Redaksisë:

Në këtë turne ishte i ftuar edhe ‘Sporti im.al’, i cili vlerësoi personalitete e gazetarë si dhe u vlerësua me trofe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!