Festa/ Guardiola më cigare, video bëhët hit në rrjete

Mançester Siti siguroi titullin në Premier dy javë nga fundi duke arkivuar trofeun e 7-të në histori. Me të tretin që kur Guardiola mori drejtimin e klubit pesë vite më parë.

Pas triumfeve të 2018 dhe 2019, seria u ndal nga Liverpul edicionin e kaluar, por këtë sezon përsëri nën udhëheqjen e një trajneri të një shkolle të lartë spanjolle, ‘Citizens’ kthyen titullin në pjesën ‘qytetare’ të Mançesterit.

Ndërkaq ajo që habit jo pak pas suksesit të radhës ishte festa e çmendur e skuadrës me Guardiolën protagonist. Edhe pse Pep dhe ekipi i tij përballen me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finalen e Ligës së Kampionëve kundër Çelsit, spanjolli vendosi të relaksohej pak pas një titulli tjetër në Angli. Festimi i rrallë u bë shpejt hit në mediat sociale.

Guardiola është ‘kapur’ me një humor të shkëlqyer duke pirë një cigare dhe duke kënduar këngën e Oasis, Don’t Look Back In Anger. Themeluesit e bendit, vëllezërit Gallagher, janë tifozë të mëdhenj të Mançester Sitit, dhe është kënga e tyre që shumë mbështetës e konsiderojnë himnin jozyrtar të Citizens.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!