Union Berlin, ndeshjen e fundit sezonale me tifozë

Union Berlini aplikoi për të kthyer tifozët në stadium duke marrë përgjigje pozitive nga autoritetet e vendore të Berlinit. Në konsultim me autoritetet e shëndetësisë u vendos që dy mijë tifozë të lejohen për ndeshjen kundër Lajpcigut në javën e fundit të Bundesligës.

Ndërkaq, Union Berlini debutues këtë sezon ka shkëlqyer dhe po lufton për një vend në Ligën e Konferencës, pasi renditet provizorisht i shtati.

Tifozët që do të asistojnë në ndeshjen e së shtunës do të jenë në gjendje të marrin një test të shpejtë higjenik në qendrën e provave të vetë klubit i cili gjëndet pranë impiantit.

Sakaq, ekipi i Bundesligës 2, Holstein Kiel teksa është pranë promocionit ka refuzuar mundësinë që ndeshjen e fundit të këtij edicioni ta luajë me tifozë. Të dielën, Kieli luan kundër Darmstadtit në një ndeshje deçizive për ngjitjen në Bundesligë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!