Partizani thyen Teutën, Mazrekaj fundos Tiranën

Pazëlli titull ende i paqartë.Deri në fund shumë llogari. Tirana mbetet jashtë europe.

Java e 34 e Kategorisë Superiore mishëroi mendimin e shumë specialistëve se ky kampionat ‘pandenik’, është më i pazakonti në dekada. Askush nuk di të bëjë llogari me skuadra që rropaten në krye e në fund. Së paku deri para ndeshjëve të sotme ku veç Apolonisë të rrëzuar javën e kaluar, të gjitha të tjerat me laps në duar.

Menjëherë në Durrës aty ku Tetua kryesuese mundet nga Partizani 0-1 dhe lëshon kreun. Ka gabuar mbrojtja me Frashërin protagonist dhe Çinari ka shënuar golin e shpresës së madhe të të kuqëve.

Në ‘Air Albania’, Tirana kishte vetë fatin e saj në dorë teksa ndaj Laçit me një fitore e parakalonte në renditje (ndeshjet direkte) por edhe sot bardheblutë dështuan të thyenin bardhezinjtë. Një supergol nga Mazrekaj drejtpërdrejt nga këndi (hera e dytë që i shënon me të njëjtin stil Tiranës) mbyll llogaritë.

Shkodër Vllaznia luan si e barabartë me Kastriotin por deri në të 78′ kur Haris Dilaver nxjerr në sipërfaqe vendasit teksa zhytet me kokë dhe mposht Hidin për 1-0 final.

Skënderbeu vijon të luajë mirë e të marrë fitoren e radhës në Korçë ndaj Apolonisë.Veçse ajo penallti e akorduar nga Meta në favor të bardhekuqëve skandaloze. Në fund 2-0.

Pa “mëshirë’ Kukësi ndaj Bylis në një ndeshje që mallkastriotët e udhëhoqën për shumë minuta pas golit të Ntepe (14′). Patrik Eze, goleadori i Superiores barazoi në të 68′ ndërsa në të 89-ën Vesel Limaj me një gjuajtje tokazi shënon të dytin për verilindorët.

Java e 34, rezltatet:

Skënderbeu-Apolonia 2-0

Teuta-Partizani 0-1

Kukësi-Bylis 2-1

Tirana-Laçi 0-1

Vllaznia-Kastrioti 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!