Miler fiton Çmimin e Madh të Francës, Markez dy herë në ‘rërë’

Australiani i Dukatit, Xhek Miler, fiton në pisten e Le Mans në një ditë me kushte të jashtëzakonshme klimaterike. Pas tij Dukati tjetër Johan Zarko dhe i treti Fabio Kurtararo me Yamaha.

‘Çmimi i Madh’ i dytë për Miler, i cili edhe pse u nis jo favort duke startuar nga vendi i tretë pas Kuartararos dhe Vinjales, ia doli të triumfojë. Madje duke shlyer dhe dy penalizime të komisarëve të pistës.

Një garë e cila nisi me vrull ku Kuartararo humbi që në kthesën e parë kryesimin. Pas 6 xhirove, për shkak të shiut të shtuar në pistë, u shfaq flamuri i bardhë duke ju dhënë të drejtë pilotëve të futen në bokse për të këmbyer motorrët.

Nga kjo situatë me Kuartararon i pari dhe Mark Markez i dyti, ishte 8 herë kampioni spanjoll që doli i pari pasi francezi gaboi skuderi.

Por edhe pse u pa një motor me numër 93 (Honda e Markez) që fluturonte në krye duke krijuar diferencë me ndjekësit, sërish spanjolli përndiqet nga aksidentet dhe bie në pistë. Madje edhe pasi u fut në garë te vendi i 15-të, sërish u rrëzua duke mbyllur garën.

Në finale Kuartararao i dyti u detyrua të linte vendin Johan Zarko-së pasi motori kishte konsumuar dukshëm gomat.

Pas garës numër 5-së, Botërori kryesohet nga Kuartararao me 80 pikë i ndjekut nga Banjaia me 79, Zarko me 68 dhe Miler me 64 pikë.

Mbërritja në Le Mans:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!