Maliqi realizon ëndrrën, ngjitet në të Parën
Maliqi ngjitet zyrtarisht në Kategorinë e Parë, për herë të parë në historinë e klubit. Sot ata mposhtën 4-0 Këlcyrën duke u shpallur kështu kampionë të Grupit B të kategorisë së Dytë.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka shpërthyer festa duke gëzuar pafund për këtë arritje historike të skudrës nga periferia e Korçës.
“HISTORIKE, MALIQI KAMPION !Për herë të parë në historinë e futbollit Maliqi në Kategorinë e Parë .23 Ndeshje – 20 Fitore , 3 Barazime , 0 Humbje -Sukses i merituar .Faleminderit futbollistëve , stafit e tifozëve të Maliqit !Jeni më të mirët!”shkruan kreu i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.