Kuartararo zot shtëpie, Pole në Le Mans

Gara zyrtare për Çmimin e Madh në pistën e Le Mans nis në orën 14:00

Pole Position i tretë radhazi për Fabio Kuartararo i cili interpreton më së miri provat zyrtare në pistën franceze të Le Mans me kushte të pasigurta të motit.

Praktikisht një garë perfekte e të dytit të Botërorit aktual në MotoGP (64 pikë, kryeson Banjaia me 66) i cili udhëheq bashkë shokun e skuadrës Maverik Vinjales me 81 të mijtat. Xhek Miler mbyll vijën e parë.

Koha e katërt për Franko Morbidelin i cili i paraprin Johan Zarko dhe Mark Markez. Spanjolli niset nga vendi i 6-të. Valentino Rosi i nënti ndërsa portugezi Miguel Olivera, mbyll top 10-ën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!