Alison në histori, gol me kokë për ‘Championsin’

Një ndeshje e çmendur dhe një gol që ngjet shumë rrallë. Për liverpulin kishte një shekull që një portier nuk shënon gol.

Ndaj Uest Bromuiç të rrëzuar nga Premier, u desh vuajtje e madhe nga Reds për të marrë tri pikë. atherë kur të gjithë prisnin sinjalin përfundimtar të gjyqtarit, portieri brazlian vrapon për të ndihmuar në zonën kundërshtare.

Topi i ardhur nga këndi, gjën kokën e Alison e përfundon në rrjetë. 1-2 final. Tani po thotë Klop pas ndeshjes:“Duhen tri fitore rresht, tani është në dorën tonë”

Gjermani nuk gabon në llogari pasi mendon të fitojë dy ndeshjet e mbetura dhe më pas përballja Çelsi- Lieçester, javën e ardhëshme deomos e ndal njërën nga rivalet. Llogari e saktë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!