MotoGP, anulohet gara e Finlandës, në pikëpyetje Australia

Garë e dyfishtë austriake, sikundër një vit më parë.

Kalendari MotoGP, në kohën e pandemisë COVID-19, vijon të azhornohet. Lajmi i fundit i sezonit aktual të MotoGP është anulimi i GP parashikuar për tu mbajtur në Finlandë nga 9 deri më 11 korrik në pistën e re KymiRing të Iitit.

Në vend të pistës finlandeze, e cila do të gjejë hapësirë ​​në kalendar deri në vitin 2026, kthimi i Styrian GP në Austri. Garë e dyfishtë austriake njoftuan FIM, IRTA dhe Dorna.Ashtu siç ngjau edhe vitin e kaluar.

Ndërkohë, një garë tjetër mund të fshihet nga kalendari i vitit 2021 është ajo e GP Australisë në Phillip Island, i planifikuar nga 22 në 24 Tetor.Sipas qeverisë së vëndit të kangurëve, ata që mbërrijnë në Australi janë të detyruar të futen në karantinë për 14 ditë. Pengesë e madhe për zhvillimin e garave të MotoGP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!