Komiso piketon Gatuzon në timon, Vlahoviç? Nuk e lëshoj lehtë
Roko Komiso që kur mori në pronësi Fiorentinën është shfaqur mjaft aktiv. Fillimisht shiti Kiezën por me klubin që rrezikoi kategorinë deri para disa javëve, kreu ‘Vjolë’ ishte i mbërthyer nga ankthi.
Iakini drejt largimit por presidenti ndihet i fustruar edhe nga fakti se drejt gjeniut të ri te Fiore, Dushan Vlahoviç, janë sulur klubet e mëdha.
Serbi 21 vjeçar ka shënuar 21 gola duke thyer të gjitha parashikimet e vetë klubit të Seria A por jo vetëm. Në konferencë për shtypo Komiso vendos disa rregulla për Fioren e tij:
“Trajneri i ri? Ai do të jetë një trajner fitues. Mund të jetë Rino Gatuzo, kundërshtari i ditës së diel me Napolin. Por do flasim javët e ardhëshme.”
Milan kërkon Vlahoviç? “Dëshira jonë është ta mbajmë dhe ta kënaqim atë. Nuk ka pasur asnjë takim kohët e fundit për rinovimin. Të përfundojmë sezonin dhe kur do të ketë një zhvillim, unë do të jap përgjigje në lidhje me të. Por unë do ta mbaj “
Gjëndja ekonomike? “Buxheti është një gjë, paratë e vendosura është një tjetër. Unë kurrë nuk kam menduar se do të kaloja kaq shumë para në dy vjet për të qëndruar në këmbë. Pas tetë muajsh të blerjes së Klubit, filloi pandemia: për dy vjet unë vendosa tetëdhjetë e dy milion ‘para’ te Fiorentina” , tha ndër të tjera Komiso i cili shigjeton klube si Lacio e Napoli për klube me humbje