Ferran Torres merr topin, Siti marshimi i radhës

Premier League, java e 36: Njukasëll- Siti 3-4. Talenti spanjoll 3 gola.

Pasi ka fituar zyrtarisht Premier League, Mançester Siti i gjëndur mik te Njukasëll për të 36-ën ndeshje sezonale në kampionat, triumfoi 3-4.

Goli i ‘qymyrxhinjëve’ me Emil Kraft në të 25-ën vetën sa paralajmëroi spektakëlin e radhës.

Shpejt Siti barazon dhe kalon përpara pa u mbyllur pjesa e parë ndërsa në të dytën me protagonistin spanjoll Ferran Torres, udhëhoqi rezultatin derisa ra gongu përfundimtar.

Ndërkaq, Siti ka në program edhe dy takime 18 dhe 23 maj në Premier përpara se të udhëtojë drejt Portos për të luajtur finalen e parë të historisë së klubit në Champions League me Çelsin në datë 29 të këtij muaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!