Lahoz gjykon finalen Çelsi-Siti

Mateu Lahoz, spanjolli i famshëm i gjykimit, është zyrtarizuar si njeriu që do të ndajë drejtësi sportive në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në program për tu luajtur në 29 maj.
 

Çelsi dhe Mançester Siti do të përplasen në duelin e madh europian për klube. Një finale që siç është parashikuar do të mbahet në stadiumin Ataturk në Stamboll por UEFA për shkak të situatës Koronavirus në Turqi, mund ta spostojë finallen në një shtet tjetër europian.

Janë disa alternativa mes tyre Anglia, Spanja por dhe Portugalia. Nga ana tjetër Turqia, po insiston të gjëjë zgjidhje protokollare për ta luajtur në Stamboll finalen. E sigurtë, Lahoz drejton finalen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!