Guardiola: Titulli më i vështirë

Titulli i shtatë në historinë e klubit të Mançester Sitit dhe i treti me Guardiolën në timon, vjen nga divani.

Dhuratë nga ‘dhelprat’ e Lesterit teksa dje mundën 1-2 Mançester Junajtid duke ‘deleguar’ indirekt titullin në shtëpinëi e qytetarëve me Guardiolën në krye. Spanjolli për kanalin zyrtar të klubit pas zyrtarizimit të titullit ndër të tjera ka deklaruar:

Ky ka qenë sezoni më i vështirë, kampionati më i vështirë që kemi fituar deri tani. Do e mbajmë mend gjithmonë mënyrën se si e fituan këtë titull. Jam shumë krenar për këtë grup lojtarësh, të gjithë janë të veçantë.

Djemtë shfaqën një vazhdimësi të jashtëzakonshme, pavarësisht vështirësive të shumta që kemi kaluar. Ky triumf është gjithashtu për çdo anëtar të stafit tonë teknik, i cili ka punuar pa u lodhur në prapaskenë për t’u siguruar që lojtarëve të mos u mungonte asgjë.

Premier League është trofeu më i rëndësishëm për të gjithë ne. Kur luan çdo tre ditë, duhet ta tregosh çdo javë që je skuadra më e mirë nëse dëshiron të fitosh kampionatin“, deklaroi trajneri spanjoll i Sitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!