Ankandi, Vllaznia avancon me procedurat

Të martën u zhvillua Ankandi për shitjen e Vllaznia teksa tri kompani kanë bërë ofertat e tyre zyrtare për të blerë 100 për qind të aksioneve të klubit verior.

“Panorama Sport” ditën e sotme raporton se oferta më e lartë është ofruar nga “Joni 5 sh.p.k”, me përfaqësues Emiljano Zhupën.

Raportohet se kjo kompani ka ofruar 1.3 milion euro për të blerë aksionet e Vllaznisë, duke lënë pas vetes sponsorin aktual, Alban Xhaferi, i cili në zarf mendohet të ketë ofruar shumën e 625 mijë eurove.

Ofertën më të ulët thuhet se e ka bërë kompania e përfaqësuar nga Almiro Gurakuqi, 575 mijë euro. Sigurisht të tria ofertat janë mbi minimumin e kërkuar, 507 milion lekë.

Modalitetet dhe vlerësimet në vijim të dokumentacionëve të subjekteve në garë do të ecin deri në 19 maj. Ditë kur me gjasë Vllaznia do të njohë presidetin fuqiplotë të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!