Smajlaj, rekordi i ri 8.16

Vijon të befasojë Izmir Smajlaj në disiplinën e kërcimit së gjati. Të shtunën shkodrani ka arritur një rekord të ri kombëtar duke arritur largësinë e re prej 8 metra e 16 centimetra. Rekordin e ri kampioni shqiptar i Europës në kërcim së gjati në salla të mbyllura, e ka arritur gjatë Ditës së Kërcimeve, veprimtarisë që i kushtohej kësaj disipline.

Kështu nën drejtimin e trajnerit Gjergj Ruli, njëherësh dhe Presidenti i Atletikës Shqiptare, Izmir Smajlaj thyen rekordin që mbahej po nga ai dhe që ishte fiksuar në 8.11 metra. 

Vetë atleti Smajlaj, u shfaq mjaft i lumtur për arritjen e re. Ai vazhdon me përgatitje serioze për tu bërë gati për garat e radhës në  arenën ndërkombëtare ku me gjasë do tentojë të tjerë rekorde.

(Video, Sportiim.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!