Në Fier kalon Laçi, Tirana tri pikë mes tensionit

Kategoria Superiore java e 32: Apolonia- Laçi 0-1, Tirana- Kastrioti 1-0

Dy takimet e orës 16:00 Apolonia- Laçi dhe Tirana- Kastrioti, kanë prodhuar vetëm dy gola dhe ata vlejtën për ti sherbyer bardhezinjëve dhe bardhebluve për të marrë nga tri pikë.

Në ‘Loni Papuçiu’, lojtari më i mirë në fushë figuron portieri Harizaj, tregon se kurbinasit e kanë dominuar totalisht duelin Apolonia- Laçi. Megjithatë vendasit goditën në një rast shtyllën por goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Emiljano Musta në të 48-ën.

Në ‘Selman Stërmasi’ Tirana e zgjidhi me Hoxhallarin fatin e një takimi i cili eci me ritëm të ngadaltë. Okebugu në tokë për krutanët në të 78-tën pikërisht ndaj një dueli ajror me Hoxhallarin (nuk pati ndërhyrje të gabuar) por më pas Kastrioti kërkoi fair play nga vendasit të cilët vijuan dhe shënuan me Erjon Hoxhallarin me kokë.

Më pas tension dhe tentativë për të braktisur fushën nga kampi krutan. Rikthimi dhe 7 minutat shtesë nuk prodhuan gol tjetër. Tirana i afrohet Vllaznisë me një pikë më pak. Mbetet në vend të 5-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!