Memelli sheh nga vetja: Vlerësojmë “Skënderbeun”

Migen Memelli dhe stafi i tij besojnë se edhe ndaj Partizanit do të ruhet performanca e mirë dhe se Skënderbeu nuk do të dalë pa pikë. Fitorja e fundit 0-2 me Kastriotin, në dukje fitore e permasave shpëtimtare por trajneri thotë se për të shpëtuar sezonin, duhet punë maksimle deri në javën e fundit.

Memelli në konferencë shtypi:

Partizani është një rival tek i cili ne do të kërkojmë synimet tona. Një rival që ka meritë për atë që ka bërë këtë kampionat, një kundërshtar që do e vlerësojmë në mënyrë të barabartë dhe do të hyjmë në fushë për të bërë maksimumin.

Unë nuk shikoj klasifikimin, ja kam shprehur edhe skuadrës. Partizani ka vlera si skuadër, por ne vlerësojmë edhe veten në këto momente. Kemi bërë mirë, kështu që mendoj se nesër do të hyjmë në fushë si të barabartë.

 Mungesat? Sadriu dhe Dovuna për arsye kartonësh, ndërsa pjesa tjetër është diçka që do e rregullojmë sot.

Do përpiqemi t’i marrim të 15 pikët, kjo është e bukura. Përderisa matematika na lejon që të gjitha këto pikë na mbajnë në Superiore dhe na largojnë nga ‘play-out’, padiskutim që do të futemi në fushë për t’i marrë.

Dy pikë jemi me Kastriotin, Kukësi është pak larg, por ne do mundohemi të bëjmë maksimumin në këto ndeshje.

 Porosia? Asgjë, jemi munduar të vazhdojmë me procesin e stërvitjes që na sjell te kjo ndeshje.Kemi larguar pak euforinë e fitores me Kastriotin, sot do të flasim për gjërat që do të bëjmë nesër ndaj Partizanit. Padiskutim që më vjen keq për renditjen e ekipit. Kemi bërë shumë mirë në dy fazat e fundit, do të vazhdojmë të bëjmë mirë. Besoj se do t’ia dalim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!