Kuqezinjtë e Cungut ‘tenis’ me Kukësin U21

Në Qendrën Stërvitore të ekipeve Kombëtare në Kamëz, U19 e Shqipërisë mund 6-1 Kukësin e Kategorisë Superiore deri në 21 vjeç.

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve ka zhvilluar këtë të enjte një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Kukësit U-21. Ndeshja e luajtur në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz ka përfunduar në favor të kuqezinjve, me rezultatin 6-1.

Kuqezinjtë e vegjël bënë një paraqitje shumë të mirë, me një pjesë të parë mjaft të shkëlqyer, ku arritën të shënojnë dy gola, me Shpuzën dhe Klevis Dragaj.

Në pjesën e dytë, djemtë e Cungut shënuan edhe katër herë të tjera, me Shpuzën sërish, Hoxhën dhe dopietën e Muzhaqit.

Duhet theksuar fakti se për shkak të pandemisë, Armando Cungu aktivizoi në këtë ndeshje lojtarë, të cilët aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar.

Ekipi kuqezi zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Sinan Dani, Rildi Greca, Erjon Sina, Alesio Stafa, Bleart Kastrati, Ildi Xhakaj, Alisio Preloshi, Klevi Qefalija, Klevis Dragaj, Albi Shpuza, Alvi Mezani. Gjatë ndeshjes, tekniku Cungu aktivizoi edhe një pjesë të mirë të lojtarëve të ftuar për këtë test miqësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!