U dhunua arbitri, Shoqata reagon ashpër

Shoqata e Arbitrave, kërkon reagimin sa më të shpejtë të autoriteteve shtetërore ligjzbatuese për ndalimin e autorit të dhunës dhe vënies para përgjegjësisë penale.

Shoqata e Gjyqtarëve, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së shfaqur ndaj arbitrit Klajdi Qëndraj përgjatë Sopoti-Mirdita luajtur në Cerrik. Sipas tyre, veprimi i lojtarit të Mirditës ka tejkaluar çdo normë njerëzore dhe se veprime të tilla të dhunshme, nuk mund të pranohen në stadiume.

Reagimi:

“BASHF shpreh shqetësimin e indinjatën më të thellë për sulmin ndaj gjyqtarit Klajdi Qëndraj dhe dënon dhunën e ushtruar ndaj tij nga një lojtar i Mirditës.

BASHF shpreh solidaritetin me gjyqtarin Qëndraj dhe, duke i uruar atij shërim sa më të shpejtë, kërkon reagimin sa më të shpejtë të autoriteteve shtetërore ligjzbatuese për ndalimin e autorit të dhunës dhe vënies para përgjegjësisë penale.

Edhe një herë duam t’u bëjmë thirrje klubeve të futbollit, drejtuesve dhe lojtarëve, që të marrin të gjitha masat për të shmangur e parandaluar akte të tillë të shëmtuara, që dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit dhe të arbitrimit. Asgjë nuk mund të përligjë përdorimin e dhunës ndaj arbitrave apo kujtdo tjetër në një ambient sportiv. Ne nxisim respektimin e rregullave ‘fair play’ dhe theksojmë me forcë se dhuna nuk mund të ketë kurrsesi vend në futboll”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!