Real katastrofë, Çelsi në finale me Sitin

Gjysmëfinale Liga e Kampionëve: Çelsi-Real Madrid 2-0 (3-1) Vërner 28′, Mount 85′
Buldozerët e ‘Santiago Bernabeut’, për Zidan dhe gjithë futbollistët që u aktivizuan mbrëmjen e sotme në Londër në të kthimit e Ligës së Kampionëve, Çelsi-Real Madrid të përfunduar 2-0.
Tej meritës së skuadrës blu të gjermanit Tomas Tuhel, Reali me paraqitjen e sotme tregoi se nuk i ka mbetur asgjë nga fryma e bardhë galatike. Që nga Naço, Militao, Modriç, Mendi, Kros, Kasemiro,Hazard e sidomos Benzema e Vinicius, të gjithë të mbaruar.
Çelsi: Mendi; Kristensen, Tiago Silva, Rudiger; Azpilikueta, Zhorzhinjo, Kante, Çilluell; Maunt, Verner, Havertz.
Trajner: T. Tuhel
Real Madrid: Kurtua; Naço, Militao, Ramos, Mendi; Modriç, Kasemiro, Kros; Vinicius, Hazard, Benzema.
Trajner: Z. Zidan