Në Itali ‘Ave Mou’, në Madrid: Pep ju pret në Stamboll
Tema e dites dje, Murinjo te Roma për tri vite. I gjithë shtypi italian por jo vetëm, i rezervuan Mout faqen e parë.
Në Etihad, për gjysmëfinale të Champions, Siti mundi dhe eleminoi në dy takime Nejmar dhe PSG e Mbapesë në tribunë duke shkuar në finalen e 29 majit. Për herë të parë në histori.
Në Spanjë, i kushtojnë vëmendje ndeshjes së sotme të Realit në Londër me Çelsin për finalisten e dytë të Ligës së kampionëve.
Marca ka një thirrje për Realin kur shkruan : ‘Pep ju pret në Stamboll’