Anglia rikthen tifozët, 10 mijë vetë…

Java e 37-të dhe e 38-të në program për tu luajtur në datat 18-19 maj dhe 23 maj do të luhen në prani të tifozëve.

Ky është lajmi më i mirë për tifozët dhe klubet që më fund do rikthehen te jeta normale në futboll. Drejtuesit e Premier League njoftuan këtë të mërkurë se stadiumi do të hapë dyert për tifozët ndërsa në zbatim të masave anti-COVID dhe do të lejohen deri në 10 mijë tifozë.

Urdhëri i Premier League vlen vetëm tifozët vendas.

Deklarata e Premier League:

“Pas konsultimit me klubet, u ra dakord se stadiumet nuk do të ishin të hapura për tifozët e jashtëm për shkak të sfidave të ndryshme në të gjithë kampionatin dhe nevojës për të dhënë një qasje të qëndrueshme, ndërsa maksimizohet mundësia për të shmangur frekuentimin në masë të tifozëve. Siguria e tifozëve është e një rëndësie të madhe.

Klubet kanë projekte të sigurimit të mjediseve nga COVID-19 dhe kanë plane operative të gatshme për të mirëpritur mbështetësit përsëri në stadiumet e tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!