Murinjo: Romën e mora prej tifozëve pasionantë
Një portugez për një portugez. Kjo ishte deviza e ditës së sotme me Hoze Murinjon që nënshkroi për tri sezone me Romën. Për të marrë vendin e një bashkëatdhetari. Paulo Fonseka pas dy viteve verdhekuq, mbyll fill pas javës së 38-të.
Shpejt, ‘Special One’, nis të flasë për klubin e ri. Taktikë për të krijuar ambientin e ngrohtë prej ‘Speciali’.
“Faleminderit familjes Friedkin që më zgjedhën mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe për të qenë pjesë e vizionit të tyre. Pas takimeve me pronarët dhe Tiago Pinto, menjëherë e kuptova çfarë ambiciesh kanë ata për AS Roma.
Ishte e njëjta ambicie dhe nxitje që gjithmonë më ka motivuar. Së bashku duam të ndërtojmë një projekt fitues gjatë viteve të ardhshme. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj ofertën dhe mezi pres të filloj punën për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, unë i uroj Paulo Fonseca të gjitha të mirat dhe shpresoj që media të më kuptojë: Do të flas më shumë në kohën e duhur. Forca Roma”, deklaroi Mou për faqen zyrtare të Romës.