Empoli në A, Peskara fiton ndaj Rexhianës së Ajetit dhe shpreson…

Me fitoren ndaj Kosenzës 4-0 në Seria B, Empoli i Nedim Bajramit ngjitet matematikisht në Serinë A: 70 pikë që nuk mund të arrihen në dy javët e mbetura nga ndjekësit Leçe e Monza.

Në fakt, Monza kaloi sot 1-0 pikërisht Leçen e Dermakut por si ekipi i Berluskonit ashtu dhe leçezët, mund të kapin biletën e dytë që të ngjit direkt në A vetëm nëse i sulen Salernitanës së vendit të dytë aktual me dy pikë më shumë.

Ndërkohë në fund, Peskara e pashpresë për të qëndruar deri sot, arrin të fitoj sot 1-0 ndaj Rexhianës së Arlind Ajetit (90′ në lojë) dhe ‘delfinët’ e vlonjatit kuqezi Ledian Memushaj ( i dëmtuar), mbajë gjallë shpresat për të parakaluar Kozencën e për të shkuar ata në play-out.

Për tu luajtur dhe dy javë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!