Tifozët mësyjnë stadiumin, anulohet Mançester Junajtid-Liverpul

Edhe kjo nuk kish bërë vaki. Një ndeshje futbolli në Angli e këtij niveli si junajtid-Liverpul, pezullohet nga marshimi i tifozerisë vendase.

Mançester Junajtid-Liverpul është shtyrë zyrtarisht. Pas trazirave jashtë stadiumit dhe pushtimit të tifozëvetë impianit Old Trafford, është shoqëruar me shtyrjen e fillimit të ndeshjes së madhe të vlefshme për raundin e 34-të të Premier League.

Ndeshja është shtyrë përfundimisht për një datë të mëvonshme. Protestë kumbuese, e organizuar nga mijëra mbështetës të Djajve të Kuq, në adresë e të pronarëve të klubit nga Amerika.

Në lëndinën e Old Trafford, por jo vetëm, mund të shihen shalle të verdhë-jeshile dhe bomba tymi të ndezura me të njëjtat dy ngjyra: Kjo për shkak se e verdha dhe jeshilja ishin dy ngjyrat origjinale të klubit.

Ideja e tifozëve të Junajtid për të dhënë mesazhin për origjinën e lashtë të një klubi që ka ndërtuar lavdinë e tij për një kohë shumë të gjatë. Por me gjasë edhe kundër Superligës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!