Miler me Dukati, fiton Çmimin e Herez

Kabio Kuartararo u dorëzua pasi startoi i pari dhe mbajti vendin e parë për afro gjysmen e garës në MotoGP në herez të Spanjës. Më pas francezi i hapi rrugën të gjithëve dhe e mbylli garën në vendin e 13.

Podiumi në këtë garë ishte i skuderisë së Dukati e cila ngjiti në vend të parë australianin Xhek Miler dhe në vend të dytë italianin Françesko Banjaja. Vendi i tretë i takoi një Yamaha Petronas, me Franko Morbidelin mbë motorr.

Sakaq 8 herë kampioni i Botës, Mark Markez pasi pa në xhiron e parë ti rrëzohej i vëllai Aleks, e mbylli garën në vendin e nëntë, duke koleksionuar pikë të rëndësishme e fituar besim për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!